Sports

Përmbytja e pabesueshme, “La Bombonera” kthehet në një pishinë gjigante

Tifozët e futbollit duhet të presin edhe një ditë për të parë “Superclasico”-n mes Boca Juniors dhe River Plate në finalen e Kupës Libertadores, e para në historinë e këtij kompeticioni mes dy klubeve legjendare të Argjentinës.

Ndeshja, që do të luhet nesër në 20:00, është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që e kanë bërë të pamundur zhvillimin e sfidës në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme.

Spanjollja “AS” ka publikuar një video që tregon përmbytjen e “La Bombonera”-s, stadiumi i Boca-s, që duket si një pishinë.



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply