Kuriozitete

Pse është aq e rëndësishme të motivoni veten

Të përcaktosh qëllime për veten vjen si dëshirë që ne kemi si individë përballë të papriturave të jetës dhe ndodh shpesh herë që të kuptojmë se të vendosurit e qëllimeve, është i lehtë, por mbajtja e tyre ka sfida gjatë “rrugës”.

Por si të qëndrojmë të motivuar?

Fillimisht mund të hidhni në letër atë pikëpamje që ju keni dhe arsyet se pse ju e dëshironi të përmbushni atë qëllim. Përgjatë këtij momenti mbani një listë me ato se çfarë juve ju bëjnë të qeshni. Besoni ose jo, një nga mënyrat më të mira për të mbajtur veten të motivuar vjen duke instaluar automatikisht në telefonin tuaj aplikacione frymëzuese.

Gjeni pak qetësi brenda një dite të vrullshme plot me impenjime duke qëndruar ulur e duke dëgjuar muzikë relaksuese që ju fal qetësi, por edhe përcjellin energjinë tuaj të momentit. Muzika shërben jo pak si ngushëllim, por edhe si një mënyrë për të ndërruar sensin tuaj të humorit.

Në mëngjeset rutinë, teksa zgjoheni, do të keni një fokus më pozitiv në këndvështrimet tuaja dhe kështu dita do nisë e mbarë.

Të jeni të drejtë me veten do të thotë të arsyetoni, edhe kur gjendeni duke jusitfikuar veten, mjafton të bëni korrigjime në vazhdim. Mos harroni, bëni diçka të cilën ju vërtetë e pëlqeni. Vetëm kështu angazhimet tuaja do të duken sikur kalojnë pa u ndjerë.

Raportet pozitive që krijoni në punë, shoqëri apo familjarët ndikojnë pozitivisht në gjendjen tuaj dhe në bashkëbisedime të shpeshta mund të jenë një shtysë e mirë për t’i parë gjërat me këmbë në tokë. Mbi të gjitha mos harroni se nëse jeni i dashuruar telefononi mikun/miken tuaj të zemrës.

Një shëtitje në breg të detit apo kudo rreth e rrotull shtëpisë tuaj, një pije, një veshje e cila ju bën të ndiheni mirë, një libër apo një ushqim i gatuar nga ju për të afërmit tuaj do u bënte ju të ndiheni pozitiv, por edhe ata që ju rrethojnë!


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply