Lajme nga Maqedonia

Romët janë pjesë e vendimmarrjes politike –

Në ditën botërore të gjuhës rome kryeministri Zoran Zaev tha se qeveria, së bashku me përfaqësuesit politik të bashkësisë së romëve dhe organizatat joqeveritar rome, mbeten të angazhuar të punojnë më shumë në kyçjen e romëve në vendimmarrjen politike në vend.

Them na qoftë urime dhe jo ju qoftë urime sepse shoqëria është e barabartë për të gjithë. Punojmë që vendi jonë të njihet nga bota si shoqëri gjithëpërfshirëse duke u bazuar në pranimin e dallimeve mes nesh, edhe atë në thelb dhe jo vetëm në mënyrë deklarative. Ju të nderuar bashkëqytetarë romë jeni pjesë e jetës së përditshme në Maqedoninë tonë të përbashkët. Pranimi i rëndësisë dhe barazisë të të gjithë gjuhëve është investimi jonë për pasurimin e shoqërisë”- u shpreh Zoran Zaev, kryeministër .

Ndërsa Samka Ibrahimovski, deputet në Kuvend foli për rëndësinë e gjuhës së popullit të tij.

Gjuha e një populli është i vetmi mjet që ruan identitetin dhe bashkon një popull. Me gjuhë ne tregojnë kush është historia jonë etnike dhe trashëgimia kulturore nga vijmë”- theksoi Samka Ibrahimovski, deputet në Kuvendin e R. Maqedonisë.

Ministrat Arbër Ademi dhe Asaf Ademi theksuan angazhimin e dikasterëve të tyre për përfshirjen e këtij komuniteti në aktivitete. 5 nëntori është shpallur si Ditë Botërore e gjuhës rome nga ana e UNESKO-s në Maqedoni dhe Kroaci. Kjo ditë festohet edhe në 15 vende të tjera në Evropë.

Valmira Zendeli


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply