Feja

Rrepka (lat. Raphanus sativus) | Mjeksia Islame

Rrepka (lat. Raphanus sativus)



Rrepka (lat. Raphanus sativus) në tryezën tonë nuk është aq e pranishme, e sidomos është e nevojshme në ditët e ftohta, kur organizmi ka nevojë për mbrojtje të fortë nga viruset dhe infeksionet.
Qoftë rrepka e zezë apo e bardhë, është e pasur me përbërës të dobishëm, të cilët e bëjnë shumë të shërueshme. Në botë është mjaft e përhapur, përdoret si sallatë, erëz dhe ilaç, ka efekt pozitiv në problemet e organeve të sipërme të frymëmarrjes, bronkitisi, kolla dhe tuberkulozi, por sugjerohet edhe kundër kapsllëkut.
Shkaku i aromës dhe shijes nxit oreksin, më së shpeshti bëhet sallatë, përzihet me mollë, ullinjë, tranguj turshi. Është mirë që përgatitet para ushqimit, pasi që nëse qëndron humb shijen dhe efektin shërues. Posedon vlerë të ulët energjike, përmban proteina, karbohidrate, yndyra dhe celulozë.
Prej mineraleve është e pasur me kalium, kalcium, fosfor, natrium dhe hekur, por në sasi të vogla posedon edhe magnez, squfur, bakër, zink dhe fluor.
Është mirë ta konsumoni menjëherë pasi të jetë shfaqur infeksioni në organizëm, e më së shpeshti përdoret te çrregullimet e punës në mëlçi dhe në qeskat e lukthit.
Rrepkën kurrsesi nuk bën ta përzieni me kripë, sepse është e dëmshme. Japonezët e quajnë pastrues të organizmit, pasi që ulë kolesterolin dhe trigliceridet, shkrin gurët dhe rërën në veshka, qetëson bronket dhe kollën.



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply