“Shqipëria, diamanti i Europës”, Meta falënderon video-blogeren

“Shqipëria, diamanti i Europës”, Meta falënderon video-blogeren

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë një video në faqen zyrtare në “Facebook” teksa përshëndet video-blogeren e famshme Alyne, e cila përmes një materiali filmik ka promovuar vendet e bukura të Shqipërisë.

Në promovimin e saj, blogerja nuk heziton ta quajë Shqipërinë si diamantin e kontinentit të Europës.

Në videon e blogeres shfaqen pikat turistike të vendit, ndërsa nuk mungojnë fjalët e bukura për mikpritjen shqiptare, çmimet e lira, por pa harruar edhe ushqimin bio i cili gjendet gjithandej në kuzhinat shqiptare.

“Falënderim të veçantë për video-blogeren e famshme Alyne për promovimin e shkëlqyer të bukurive përrallore të Shqipërisë, diamantin e Europës, siç edhe ajo e quan.🇦🇱 @dearalyne NasDaily”, shkruan Meta.

Eee

(n.m/BalkanWeb)


Source link