Lajme nga Maqedonia

Si do të funksiononte DSK jashtë MPB-së sipas modelit të dytë!?

Cka do të thoshte për sigurinë e shtetit nëse sipas modelit të dytë nga tre të propozuara për realizimin e reformave në sferën e sigurisë Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim do të funksiononte si organ në vete jashtë MPB-së.

Sipas propozimeve aktuale parashihen tre modele të mundëshme në të cilat do të mund të bëheshin reformat e DSK-së. Modeli i parë parasheh Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencia për zbulim të mbesin si deri më tani, e para në kuadër të MPB-së derisa e dyta si organ në vete. Koncepti i dytë parasheh DSK të qëndrojë jashtë MPB-së dhe të funksionojë si organ i pavarur qeveritarë dhe modeli i tretë parashihet bashkim të të dy këtyre agjencive në një organ që do të qëndrojë si një agjenci qeveritare e sigurisë.

Sipas parashikimeve pikërisht modeli i dytë është më i mirë për realizim por e mundëshme është që ai të mos jep efektin e duhur të reformave që parashihen nga rekomandimet e grupit të ekspertëve të parapara nga Pribe.

Magdalena Lembovska hetuese për cështje të sigurisë thekson se modeli i dytë jep më shumë definim edhe efikasitet punës.

“Ajo që megjithatë mund të paraqitet si mungesë në këtë model është dyfishimi i ingerencave me shërbimet tjera, mos bashkëpunim dhe jokordinim etj”, thekson ajo.

Ish ministri i brendshëm Pavle Trajanov thotë se sipas mendimit të tij modeli me të cilin DSK vendoset jashtë MPB-së është shumë praktik dhe mund të sjellë më shumë ndikim në realizimin dhe organizimin e sigurisë së vendit.

“Në këtë opcion të dytë që është shumë pozitiv DSK do iu mershin ingerencat për veprim që pjestarët e saj e kanë dhe të vendosen në MPB”, sqaron ai.

“Besoj se që gjithë kjo të funksionojë si duhet si organizata tjera në vendet demokratike europiane duhet të bëhet strategji e mirë por edhe selektim të mirë të kuadrit nga ku do të mund të largohen strukturat që nuk janë profesionale”, thotë Trajanov.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply