Sports

Skandal spiunazhi në Portugali, rivaliteti mes Porto e Benfica shkon në gjykatë

Tjetër skandal në Portugali. Sikurse raporton “A Bola”, në fakt, Benfica ka denoncuar Porton, për dhunim të korespondencës private. Konfirmohet kështu rivaliteti absolut mes dy klubeve, me spiunazhin e përfshirë, dhe që tashmë ka shpërthyer në rrjet. Referuar raportimeve, mësohet se i përfshirë dhe protagonist kryesor është numri një i Dragoes të Oporto, Jorge Nuno Pinto da Costa, që sipas denoncimit të Benficas, që fillimisht është marrë në pyetje nga autoritetet, në pritje të fillimit të procesit penal ndaj tij dhe gjashtë drejtuesve të tjerë.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Ai që krijoi këtë çështje ishte Francisco Marques, drejtor i komunikimit te Porto, edhe ai mes të akuzuarve, duke zbuluar përmbajtjen e e-maileve të ndryshme të brendshme të Benficas në një libër, edhe gjatë një shfaqje televizive, teksa pretendonte ekzistencën e një sistemi korruptimi arbitrar, të realizuar në favor të Benficas.



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply