Lajme nga Shqipëria

Të çojmë gratë dhe vajzat në stadium

VLORË

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se krahas investimeve në fushën e infrastrukturës, vëmendje të veçantë do të marrë edhe sporti në qytetin bregdetar.

Ai tha se kanë nisur përgatitjet për ndërtimin e stadiumit të ri të Vlorës duke shtuar se sfidë e re është ajo e mbushjes së stadiumit me  gratë dhe vajzat vlonjate, të cilat duhet të mbështesin skuadrën e Flamurtarit.

“Jemi duke punuar për të filluar ndërtimin e stadiumit të ri të Flamurtarit. Një projekt që përfshin edhe stadiumin, dhe ndërtimin e një pallati sporti dhe një kompleks sportiv që mbetet për tu përcaktuar se ku do ndërtohet. Ambicia është që të çojmë gratë dhe vajzat për të parë Flamurtarin, por që të ndodhë kjo, duhet të bëjmë një stadium që të jetë tamam qendër argëtimi”, shtoi  Rama.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply