Lajme nga Maqedonia

Vazhdon debati për ribalancin e Buxhetit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin për propozim ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit, në lexim të dytë. Debati filloi dje, ndërsa sipas Rregullores së Kuvendit, mund të zgjasë më së paku tre ditë.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski në shpjegimin e tij theksoi se ribalanci bazohet në projektimin për rritje të BPV real prej 2,8 për qind në vitin 2018, ndërsa deficiti i buxhetit nuk ka ndryshuar dhe është 2,7 për qind nga BPV.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzuan se pushteti po udhëheq politikë ekonomike katastrofale, ndërsa me ribalancin, në vend që të mundësojë realizimin e investimeve kapitale, dukshëm i shkurton mjetet, veçanërisht për shëndetësinë dhe arsimin. Ata vlerësojnë se është i gabuar vendimi për mbështetje financiare të komunave me çka, përmes alokimit të një pjese të madhe të parave nga buxheti, do t’iu ndihmohet vetëqeverisjeve lokale që t’i paguajnë borxhet.

Për këtë reagoi ministri Tevdovski, duke përmendur se të gjitha parametrat fiskale janë të shkëlqyera dhe realizimi i të ardhurave është sipas projeksioneve. Situatë të tillë, potencoi nuk ka pasur me vite.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply