Feja

Veshët llapush më tepër janë problem psikologjik sesa estetik


Veshët llapush më tepër janë problem psikologjik sesa estetik

Reviewed by on

November 10, 2018
.

Veshët llapush më tepër janë problem psikologjik sesa estetik. Personat me veshë llapush, zakonisht janë subjekt i vënies në lojë, veçanërisht fëmijët në moshë shkollore. Disa prindër përdorin metoda ekstreme që të mund të korrigjojnë pamjen dhe formën e veshëve të fëmijëve të tyre. Vendosin llastikë në kokën e fëmijës së tyre, madje ka dhe […]

Veshët llapush më tepër janë problem psikologjik sesa estetik. Personat me veshë llapush, zakonisht janë subjekt i vënies në lojë, veçanërisht fëmijët në moshë shkollore. Disa prindër përdorin metoda ekstreme që të mund të korrigjojnë pamjen dhe formën e veshëve të fëmijëve të tyre. Vendosin llastikë në kokën e fëmijës së tyre, madje ka dhe […]

Rating: 0

Veshët llapush më tepër janë problem psikologjik sesa estetik



Veshët llapush më tepër janë problem psikologjik sesa estetik. Personat me veshë llapush, zakonisht janë subjekt i vënies në lojë, veçanërisht fëmijët në moshë shkollore.
Disa prindër përdorin metoda ekstreme që të mund të korrigjojnë pamjen dhe formën e veshëve të fëmijëve të tyre. Vendosin llastikë në kokën e fëmijës së tyre, madje ka dhe nga ato raste më ekstreme veshët e fëmijëve të tyre i ngjitin me shirit ngjitës.
Ja disa mënyra për të shpëtuar nga veshët llapush:
– Veshë llapush është gjëndja e formës së veshit si guackë tepër e dalë dhe e veçuar nga koka.
– Veshët llapush trashëgohen. Askush nuk mund të ndikojë dhe as ta parandalojë këtë problem estetik.
– Kirurgjia estetike:e vetmja zgjidhje për korrigjimin e veshit është kirurgjia estetike.
– Mosha 6-të vjeçare është periudha më e mirë për kryerjen e këtij intervenimi, kërrci është më i butë dhe mund t’i jepet më lehtë formë. Intervenimi kryhet nën anestezi të plotë ose lokale.
– Me kirurgji estetike të veshëve mund të korrigjohet madhësia dhe pozicioni i tyre madje mund të modifikohen plotësisht në rast të lindjes me deformim apo në rast dëmtimi të rëndë.
– Prerja bëhet pas veshit dhe ndahet lëkura nga kërrci. Me një mënyrë të veçantë modigikohet kërrci, madhësia dhe forma e tij. Nëse është e nevojshme, një pjesë e kërrcit mund të mënjanohet në mënyrë që të marrë një formë më natyrale. Kur të ketë mbaruar rikonstruktimi i kërrcit, veshi ngjitet më afër kokës, pjesa tjetër e lëkurës mënjanohet dhe plaga qepet.
– Shenja ndodhet prapa veshit dhe me kalimin e kohës zhduket, por ajo çfarë është më e rëndësishme është se në pjesën e dukshme të veshit nuk ndodhet asnjë shenjë.
– Ndërhyrja zgjat një deri në dy orë, në varësi të llojit të korrigjimit që duhet bërë.
Gjatë ndërhyrjes estetike:
– Vetë ndërhyrja nuk është dhimbshme, ndërsa dhimbjet pas kryerjes së operacionit mund të kontrollohen me ilaçe kundra dhimbjes.
– Pacientët patjetër duhet të përdorin fashë elastike për një periudhë prej 14 ditësh, pasi të hiqen pejntë.
– Kjo ndërhyrje mund të kryhet në cilëndo periudhë të vitit, por tek fëmijët rekomandohet gjatë periudhës së dimrit ose gjatë pushimeve verore.
– Pas operacionit mund të shfaqet ënjtje në pjesën e pasme të veshit, në raste të rralla mund të shfaqet mavijosje.
– Komplikime të kësaj lloj ndërhyrje janë shumë të rralla. Por, ajo çfarë është më e rëndësishme është se të gjitha këto komplikime e kësaj lloj ndërhyrje zgjidhen lehtë dhe nuk kanë asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar të operacionit./Arbërsh.info



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */