Lajme nga Maqedonia

Vrasja në Tetovë, rikualifikohet akuza për Florim Misinin –

Gjykata Themelore e Tetovës nuk e pranoi kërkesën për sigurimin e provave nga bisedat telefonike të personave të përfshirë në vrasjen e Naip Rexhepit nga Kumanova në muajin prill në Reçicë të vogël. Edhe pse një provë e tillë në fillim të gjykimit ishte kërkuar nga Prokurori i lëndës, përfaqësuesi i akuzës nuk e kishte propozuar zyrtarisht. Mbrojtja ka kërkuar nga Gjykata që dy dëshmitë e siguruara të jepen në rrethana të mbrojtura, por që kërkesa e tyre nuk është pranuar.

Ne si mbrojtje e familjes Misini jemi të mendimit se sigurimi i kësaj prove do të dëshmonte se kush e ka shkaktuar këtë ngjarje të pakëndshme dhe kush ka qenë shkaktar, por trupi gjykues vendosi që kjo provë të mos sigurohet ”- u shpreh Ibrahim Bajrami, avokat i familjes Misini.

Prokuroria ka rikualifikuar veprën për të akuzuarin Florim Misini nga “pjesëmarrje në rrahje” në “vrasje në tentativë”, me ç’rast ndaj të akuzuarit është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimet për arratisje. Vrasja në Reçicë të Vogël ndodhi më 5 prill ku pas përleshjes së armatosur mbeti i vrarë Naip Rexhepi ndërsa u plagosën Sabit Rexhepi dhe Florim Misini. Për këtë rast akuzohen gjithsej 13 persona.

Adrian Kerimi

 

 

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply