Feja

Buka e djegur nuk duhet ta thyejë zemrën e bukur

Pas një dite të gjatë dhe të mundimshme, nëna ime ia shtroi bukën babait mbi tavolinë. Aty afër ishte buka e thekur, mirëpo e djegur tërësisht. Babai e zgjati dorën dhe mori një copë buke. Unë e vështrova bukën kohë të gjatë, në mënyrë që ta vërente babai, mirëpo ai i buzëqeshi nënës sime, kurse mua më pyeti: Si ia kalove sot në shkollë?

Nuk më kujtohet sesi iu përgjigja, mirëpo kujtoj mirë që babai e lyente bukën me gjalpë dhe marmelatë dhe e hante. Kur u ngrita nga tavolina, atë natë e dëgjova nënën time tek i kërkonte falje babait për djegien e bukës. Nuk kam për ta harruar përgjigjen e babait ndaj kërkimfaljes së nënës: E dashur, mos ia vë veshin kësaj, sepse unë nganjëherë dua që të ha bukën e thekur më tepër se ç’duhet dhe të ketë shijen e djegies.

Kur shkova për ta puthur babanë dhe t’i uroj natë të mirë, e pyeta se vërtet e donte bukën e thekur të djegur? Ai më përqafoi dhe më tha këto fjalë që duhet medituar: Biri im, nëna jote, sot kishte një ditë të mundimshme dhe u lodh.

Një copë buke e thekur më tepër madje edhe e djegur nuk të dëmton. Jeta është e mbushur me mangësi, askush nuk është i përsosur dhe i pa të meta. Ne duhet të mësojmë si t’i pranojmë mangësitë dhe të metat e të tjerëve dhe kjo është gjëja më e rëndësishme në ndërtimin e raporteve të fuqishme e të qëndrueshme.

Buka e thekur dhe pak e djegur nuk duhet të thyejë zemrën e bukur. Njerëzit le t’i falin njëri-tjetrit. Secili nuk i di arsyet e të tjerëve.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply