Gjuha e urrejtjes po kapërcen kufijtë e limituar të një fenomeni socialo-psikologjik

Gjuha e urrejtjes po kapërcen kufijtë e limituar të një fenomeni socialo-psikologjik

Thirrjet raciste dhe gjuha e urrejtjes në mjediset sportive dhe në rrjetet sociale, po kapërcen kufijtë e limituar të një fenomeni social psikologjik të banalizuar, duke marrë përmasat e një fenomeni social politik në rritje, kështu vlerëson në një prononcim për Zhurnal, Sulejman Abazi, Doktor Honoris Cauza per Sigurinë dhe Paqen.

“Ndikimi social në irritimin e masave të njerëzve, vecanërisht të të rinjve, të nxitur nga motive politike e nacionaliste, rrezikojnë të bëhen shkak për prishjen e sigurisë së brendëshme shtetërore, shpesh me efekte dhe pasoja në cënimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Nuk e tepërojmë të arrijmë në këtë përfundim, nëse këtë fenomen në rritje e analizojmë kaq thellë, duke pasur parasysh hapësirën dhe ndikimin që japin komunikime të tilla në një sistem kaq të gjerë mediatik. Rastet e ngitjes së problemit në nivele të reagimeve politike nuk mungojnë. Edhe kur këto reagime janë nga institucione shtetërore sportive, janë të mjaftueshme për të kuptuar se sa larg shkojnë përplasje të tilla në mjediset sportive, vecanërisht në rastin e ndeshjeve ndërkombëtare. Më së shumti këtë e konsideroj një fenomen ballkanik, që ushqehet nga fryma e skajëshme e nacionalizmit mes kombeve dhe sheteteve”, thotë për Zhurnal, eksperti i sigurisë, Sulejman Abazi.

Sipas tij, situata të tilla kanë qenë të shpeshta në Maqedoni. Përplasjet midis grupeve shqiptare dhe maqedone, në rastin më të pakët, duken si të zakonëshme apo për motive të dobëta, në fakt ato asnjëherë nuk rezultojnë të tilla.

“Kjo frymë e pasigurisë publike dhe shtetërore, nëse sot shikohet me indiferencë nga shoqëria, politika dhe shteti, ajo në një situatë të zhvilluar mbart brenda saj pasoja të pallogaritëshme. Veprimi i të rinjve është vet pasoja, pra veprimi fundor. Shkaqet dhe motivet e nxitjes në këtë rast janë krejtësisht politike dhe nacionale”, thekson Abazi.


Source link