Pacolli: Putinin e njoh shumë mirë, por nuk po më përgjigjet në telefon

Pacolli: Putinin e njoh shumë mirë, por nuk po më përgjigjet në telefon

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar se gjatë një emisioni televiziv se e njeh mjaftë mirë presidentit e Rusisë, Vladimir Putin.

Biznesmeni që ka biznese në Rusi thotë se marrëdhëniet me Putinin i prishi për shkak të politikës. Pacolli thotë se Putini i ka thënë atij se derisa të jetë në politikë do t’i ndërprenë marrëdhëniet.

I pyetur nëse flet me të në telefon, Pacolli ka thënë se Putini nuk ia hapë telefonin.

“E njoh shumë mirë”, ka thënë ai në Oxygen.

Kur është pyetur nëse vazhdon të flas në telefon. Pacolli ka thënë se Putini nuk ia hapë më telefonin.

“Po por nuk më përgjigjet. Më ka thënë deri sa të jesh në politikë do t’i ndërpremë marrëdhëniet”, ka deklaruar Pacolli.


Source link