Për makinat pa etiketë ekologjike 500 euro gjobë

Për makinat pa etiketë ekologjike 500 euro gjobë

Propozim-ligji i ri për automjete, me të cilin do të inkorporohet kategorizimi ekologjik i mjeteve motorike, përkatësisht markimi i tyre me etiketa me ngjyrë të gjelbër, të verdhë dhe të kuqe varësisht nga shkalla e tyre e ndotjes, parasheh edhe dënim prej 500 euro nëse automjeti privat nuk ka etiketë. Ndërsa nëse bëhet fjalë për firmë, dënimi do të jetë 2.000 euro, shkruan “Meta“.

Kjo është përcaktuar në nenin 9 të propozimit të ligji, me të cilin ndryshohet neni 26 i ligjit ekzistues, me të cilin largohet etiketa në targa dhe zëvendësohet me etiketën e re ekologjike.

Sipas dispozitave të nenit 26, dënimi për drejtim të automjetit të paregjistruar dhe mos pasja e etiketës në targa për automjet privat është 500 euro ndërkaq, pasi me ligjin e ri ajo do të zëvendësohet me etiketën e re ekologjike, dënimi mbetet në atë shumë. Mirëpo, nëse nga skadimi i regjistrimit kanë kaluar më pak se 30 ditë, dënimi është 100 euro. Për automjete të firmave, dënimet për automjete pa etiketë ekologjike do të jenë 2.000 euro.

Në mënyrë plotësuese, propozuesi i ligjit të ri, Ministria e ekonomisë, ka përllogaritur që subvencionet prej 5.000 euro për automjet të ri elektrik, përkatësisht 3.000 euro për automjet të ri hibrid, prej buxhetit shtetëror do të ndahen 170 milion denarë në vitin 2019, 245 milion denarë në vitin 2020 dhe 320 milion denarë në vitin 2021.


Source link