Problemi ynë

Problemi ynë

Një person këshilloi një grup njerëzish duke u thënë: Patjetër duhet ta tolerojmë njëri-tjetrin. Si mund t’i lutemi Allahut të na fal ne kurse ne nuk i falim të tjerët?!

Pas përfundimit të fjalimit të tij, e mori bashkëshorten dhe u nisën në drejtim të shtëpisë. Duke u kthyer bashkëshortja i tha burrit: – Ka diçka që dua të të njoftoj por hamendem. Mirëpo fjalimi yt më motivoi shumë që të flas me ty. Burri i tha: – Sigurisht e dashur, fol. Ajo i tha:
Mora orën tënde dhe e shita për të blerë ca gjëra që kisha nevojë për to. Burri ndaloi makinën befasisht dhe i tha: Çfarë thua?! Ajo i tha: Po, e bëra këtë sepse kisha nevojë për para dhe nuk kisha zgjidhje tjetër. Burri e qëlloi në fytyrë duke i thënë: Kjo konsiderohet vjedhje. A më kërkove ndonjëherë e nuk të dhashë?!

Bashkëshortja përkundër goditjes së rëndë buzëqeshi dhe i tha: Desha të të provoj, a do të më falësh dhe tolerosh mua apo jo sikur që i këshillove njerëzit tjerë para pak çastesh. Qetësohu burri im i dashur. Ora jote është aty.

Mos kërko nga tjetri të bën diçka kurse ti nuk e bën!


Source link