Lajme nga Shqipëria

Është mënyrë zhvillimi

TIRANË

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka theksuar se buxheti i vitit të ardhshëm është një garanci për ekonominë shqiptare, pasi rritja është parashikuar të jetë në 4 për qind.

Duke iu referuar  komenteve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe sugjerimet të tij për Partneritetin Publik Privat, ministri theksoi se ky model është për të ndërtuar rrugë me qëllim ndërlidhjen e shqiptarëve.

Ai u ndal tek disa arterie kryesore të rrugëve të Shqipërisë, ndërsa theksoi se PPP do të jetë e fokusuar vetëm në rrugë dhe jo në skanime. I pari i ministrisë së Financave dhe i Ekonomisë komentoi edhe ndërtimin e Unazës së Re në Tiranë, të cilën e cilësoi si një projekt të klasit të parë dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

“Me një mesatare page që  kemi referuar tek 59 mijë lekshi dhe këtu  ne kemi përjashtuar grupin që paguan zero, taksa efektive është 5,5 për qind.

Ndërsa opozita do t’ia gjashtëfishoi t’ia çojë në 9 për qind. Imagjinonin diferencë që do të kishte një i punësuar me fashën e taksës së sheshtë. Ky buxheti është buxheti i rritjes së ekonomisë, i rritjes së pagave, i investimeve publike sidomos ato në infrastrukturë. Investimet publik e do të jenë në 5,5 për qind të PBB-së. Duke iu referuar rrugës Kardhiq Delvinë, i financuar në të gjitha lotet. Unaza lindore në Tiranë me investim serioz dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

FMN tha për PPP se është një instrument dhe mundësi për të investuar. Opozita tha se do ta anulojnë rrugën e Arbrit, të njëjtën gjë iu tha lezhjanëve dhe shkodranëve.

PPP fokusohet tek rrugës dhe jo tek skanimet. Vetëm për skanerin tatimpaguesit vetëm për skanim nga buxheti i shtetit paguajnë 1.9 miliard lekë.  Ne bëjmë PPP në favor të lidhjes së Dibrës me Tiranën, bregdetin e Shqipërisë me zonat e banuara. Opozita iu referohet veprave për t’i anuluar. Ky është buxheti i rritjes ekonomike është  mbi 4 për qind”, tha Ahmetaj.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */