Lajme nga Shqipëria

“Jug e veri, jemi një”, banorët e Astirit protestë si në Francë

TIRANE

Në ditën e 30 të protestës së tyre, banorët e zonës së Astirit që preken nga projekti i Unazës ë Re kanë vendosur të protestojnë me jelek ngjyrë portokalli duke marrë shkas nga protestat në Francë të cilësuar si ‘jelekë e verdhë’, të cilët protestojnë kundër rritjes se cimiit të karburantit.

Të veshur me jelekë ngjyrë portokalli dhe me fishkëllima, banorët kanë kërkuar dëmshpërblim me vlerën e  tregut për banesat e tyre.

Me thirrje ‘jug e veri, jemi një’ dhe ‘turp, turp’, banorët kanë bllokuar edhe sot rrugën kryesore.

“Jemi me të drejtën e fëmijëve tanë. Të gjithë kemi të drejtat tona dhe të gjithë paguajmë taksat. Duam të drejtën tonë dhe të bëjë çfarë të dojë. Nuk jemi kundër projektit, por duam djersën tonë”- u shpreh një qytetar.

(d.d/BalkanWeb)

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */