Kombetarja

Konfirmohet momenti i mirë i Vrionit, shënon gol me shumë fat

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni, do ta mbajë mend mbrëmjen e së hënës dhe transfertën e Venezias ndaj Foggias. 20-vjeçari e nisi titullar si zakonisht dhe arriti të gjente golin e parë në Seria B me skuadrën e Venezias.

Shqiptari ka arritur të dërgojë ekipin e tij në barazim pas pjesës së parë. Ekipi i Foggias po kryesonte 1-0, por ishte Vrioni që në minutën e 45’+2′ që barazoi shifrat në 1-1. Ai u fut mjaft mirë brenda zonës dhe mori një top të mirë nga Bruscagin. Ai gjuajti me të majtën dhe e futi topin poshtë shalëve të portierit.

Momentalisht po luhet pjesa e dytë e ndeshjes. Vrioni po luan sezonin e tij të parë në Seria B, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Pistoiese në Seria C.

 

 

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.



Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */