Lajme nga Maqedonia

Ministri i arsimit, Ademi dhe përfaqësuesi i lartë i Delegacionit të BE-së, Bertolini vlerësojnë projektet IPA 2

Ministri i arsimit dhe shkencës, dr.Arbër Ademi, sot realizoi takim pune me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, të kryesuar nga Nikolla Bertolini. Gjatë këtij takimi ministri Ademi dhe zyratri i lartë i BE-së, Bertolini folën për bashkëpunimin e suksesshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka pasuar Maqedonia nga BE në sferën e arsimit, ndërsa me theks të veçantë u ndalën në planet dhe projektet e ardhshme që vendi duhet në ndërmerr në kuadër të Mekanizmit ndihmës para-aderuese (IPA 2).

Përfaqësuesi i lartë i zyrës së BE-së, Bertolinin dhe ministri i Arsimit, Ademi shqyrtuan projektet e Progarmit nga IPA 2 – Mekanizmi nga Dokumenti i Veprimit për vitin 2017, si dhe planet e ardhshme për programimin e Dokumentit të Veprimit për vitin 2019. Në këtë drejtim, fokusi i diskutimit ishte mënyra e aplikimit dhe modaliteti i ri i përkrahjes buxhetore sektoriale në kuadër të IPA 2. Përmes këtij programi, planifikohet vendosja e Qendrave Rajonale për Arsimin e Mesëm Profesional, e që përbën edhe njërin prej angazhimeve prioritare të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës, në kaudër të reformave për arsim të mesëm dhe trajnim profesional në Maqedoni.

Ministri Ademi dhe Bertolini ranë dakord se reformat arsimore në Maqedoni duhet të ecin në hap me trendet më të reja zhvillimore të politikave arsimore në hapësirën evropiane dhe se duhet të jenë në funskion të modernizmit të arsimit dhe kërkesave të tregut të punës. Ministri Ademi njofoi për hapat që bën MASH dhe Qeveria në këtë drejtim, ndërsa për realizimin e reformave, Bertolini u shfaq entuiziast sa i përket mbështetjes së Maqedonisë nga ana e BE-së, respektivisht nga zyra e delegacionit të BE-së, në Shkup.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */