Lajme nga Shqipëria

Pa telefona në shkollë

Ndalimi i përdorimit të telefonave në ambientet e shkollës cilësohet nga drejtuesit e shkollave, por edhe mësuesit si një hap tepër pozitiv, i cili po i kthen rëndësinë orës së mësimit.

Me udhëzimin e fundit të Ministrisë së Arsimit nuk do të lejohet që nxënësit të mbajnë telefonat jo vetëm gjatë orës së mësimit apo dhe brenda territorit të shkollës. Por kjo pikë ende nuk po gjen zbatueshmëri, pasi nxënësit ndonëse e mbajnë të fikur gjatë orës së mësimit në pushimin e madh e ndezin dhe e kanë në duar.

Drejtoritë e shkollave janë përgjegjëse për zbatimin e urdhrit, madje ato e kanë përfshirë edhe në rregulloren e brendshme të shkollës. Por për disa raste ku prindërit e nxënësve kërkojnë që fëmija të ketë telefon me vete, ata kanë parashikuar vende të posaçme ku të vendosen telefonat.

Vendimi i ndalon jo vetëm nxënësit por edhe mësuesit të përdorin gjatë orës së mësimit celularët. Ata që shkelin urdhrin e ministrisë do të përballen me penalizime që nisin me masë disiplinore për nxënësit deri tek sekuestrim të telefonit.

Klan Plus


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */