Lajme nga Shqipëria

Prishen dhe dy objekte të tjera pa leje në zonën e Astirit

Ka shkuar në 12 numri i objekteve pa leje që janë prishur ditët e fundit nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranës për ti hapur rrugë realizimit të projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana. Makineritë e rënda të IMT-së kanë vijuar edhe sot punën duke prishur dy objekte të tjera pa leje në gjatë segment, ndërsa punonjësit e ndërmarrjeve të tjera bashkiake janë kujdesur edhe për zhvendosjen e mbetjeve inerte.

Punonjësit e IMT-së, ashtu si edhe në rastet e mëparshme ka gjetur bashkëpunimin e vet banorëve, të cilët teksa janë ndërgjegjësuar për nevojën e zhvillimit të këtij projekti, kanë bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës për bërë boshatisjen e këtyre objekteve dhe duke lejuar më pas prishjen e tyre.

Ndërkohë që krahas punës për prishjen e ndërtimeve pa leje ndërmarrjet bashkiake po vijojnë punën edhe për zhvendosjen e të gjitha shtyllave, ndriçuesve dhe pemëve nga aksi kryesor i rrugës. Në kuadër të projektit për Unazën e Madhe, Drejtoria e Punëtorëve të Ndërmarrjes Nr 1 ka ngritur grupet e punës të cilët po merren me trampiantimin e drurëve dekorativë që preken nga ky projekt.

Duke qenë se kushtet klimaterike të momentit janë optimale për të patur një zënie sa më të lartë të tyre për shkak se drurët kanë filluar të frenojnë procesin vegjetativ, është ndërhyrë duke respektuar të gjitha kushtet teknike që nevojiten për kryerjen e këtij procesi si krasitje e masës së kurorës së drurit, shkulja e tyre me bukë dheu etj, në mënyrë që probabiliteti i zënies të jetë më i lartë./tvklan.al


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */