Lajme nga Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë humbin besimin te PSP-ja

Sipas hulumtimit të TV Telma, 53.5% e qytetarëve nuk kanë besim te Prokuroria Speciale Publike dhe kjo është shqetësim i madh nëse krahasohet me anketat e mëparshme ku PSP-ja kishte mbështetje të madhe.

Rritet mosbesimi i qytetarëve edhe tek institucionet tjera gjyqësore. Në prokurorinë e rregullt, gjegjësisht në Prokurorinë Publike, shumica e qytetarëve prej 61% nuk kanë besim, më pak se gjysma – 28,3 për qind ose 32,7 për kanë besim. Sa besim keni në gjyqësor? Shumica – 61,4% janë përgjigjur se nuk kanë besim në sistemin gjyqësor ndërsa 33,3 për qind kanë besim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është vetëm një pjesë e hulumtimi të TV Telma, ndërsa në emisionin e sotëm në “Top Tema” do të publikohen edhe rezultatet të këtij hulumtimit. Anketa është realizuar prej më 11 deri më 16 nëntor në kopje reprezentative për 1014 të anketuar.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */