Lajme nga Kosova

Shala: Projekti i Thaçit për kufijtë mund të ketë ndikuar në shtyrjen e liberalizimit të vizave (Video)

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala ka thënë se “jemi mësuar me mashtrime se vizat do të bëhen këtë datë apo atë datë”.

“Mashtrimi kësaj radhe nuk është më nga institucionet tona, por nga ato të Bashkimit Evropian”, tha deputeti Haxhi Shala në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini.

Ai thotë se ka dyshime se BE mund të ketë ndërlidhur çështjen e vizave me projektin e kufiive të presidentit Thaçi.

“Projekti i Thaçit mund të ketë vënë në mëdyshje edhe institucionet e Bashkimit Evropian”.

Deputeti i Nisma Socialdemokrate ka thënë se përderisa klasa politike vazhdon të mos ketë uniticitet për çështjen e kufijve, Thaçi do të vazhdojë të shtyjë idenë e tij përpara.

Sipas Shalës edhe zgjidhjet nuk do të mund të jenë zgjidhje e problemit, pasi nuk do të ketë ndryshime rrënjësore.

“Sipas sondazheve që po i bëjnë edhe partitë politike gati 90 % e deputetëve do të ishin të njëjtë. Ndryshime të mëdha nuk do të ketë…Të shkohet tash në zgjedhje është e kotë pasi mbetet e njëjta klasë politike”, tha ai.

Kryetar i komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se taksa është e nevojshme.

“Edhe ne duhet të sakrifikojmë pak pas vendosjes së taksës, për t’i treguar botës se jemi shtet. Kujtojmë se edhe gjermanët sakrifikuan pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Shala.

Ai thotë se Shqipëria duhet të ofrojë ndihmë për Kosovën në këto momente, por sipas tij “deri tani nuk e kemi parë këtë ndihmë” nga shteti amë./Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */