Lajme nga Shqipëria

Shkodër/ Pranga të shumëkërkuarit, sekuestrohen 2 mln euro pasuri

SHKODËR

Pas një hetimi disa mujor, policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin Bardhok Planaj, 44 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për disa vepra penale. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, bënë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal të Bardhok Planaj.

Ai prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa marrë më parë një leje nga organet përkatëse. Nga të dhënat e mbledhura theksohet se ky objekt është financuar nga paratë e siguruara përmes burimeve kriminale, ndërsa pallati në fjalë është vënë nën sekuestro preventive.

“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas një hetimi disa mujor u  bë arrestimi i shtetasit:Bardhok Planaj, 44 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 03.12.2018 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër është lëshuar Urdhëri i Ekzekutimit në bazë të Vendimit Penal  të Gjykatës  së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku  ndaj këtij shtetasi është caktuar   masa e sigurimit  “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”,  parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disa mujor  bënë të mundur  dokumentimin e aktivitetit kriminal të shtetasit Bardhok Planaj, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u paisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kopetente.

Gjatë hetimeve  të kryera ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr.1169 datë 29.11.2018, për objektin 10- katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”, “Ndërtim pa leje”,  parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */