Lajme nga Bota

Spanjë, ekstremi i djathtë hyn në Parlament pas 43 vitesh

Duke hyrë fuqishëm për herë të parë në një Parlament rajonal, në Andaluzi, ekstremi i djathtë, që nuk ka qenë i pranishëm në peizazhin politik që prej vdekjes së Frakons, ndryshoi hartat në skenën politike spanjolle.

“Testi i parë elektoral, që prej ardhjes së socialistit Pedro Sanchez në krye të qeverisë spanjolle në korrik, këto zgjedhje të parakohshme në rajonin më të populluar të Spanjës dhe bastion i partisë socialiste, shkaktuan dje një tërmet që ndryshoi panoramën politike kombëtare”, thekson “El Pais”, gazeta më e madhe në Spanjë.

E krijuar në vitin 2013, “Vox”, e drejtuar nga Santiago Abascal, është partia e parë ekstremit të djathtë që hyn në një Parlament rajonal që prej rivendosjes së demokracisë pas vdekjes së diktatorit Francisco Franko në 1975, shkruan atsh.

Me 12 deputetë, ajo mund të bëhet pjesë e mazhorancës parlamentare të rajonit jugor të Andaluzisë.

Partia Popullore (e djathtë) dhe Ciudadanos (qendër e djathtë) nuk e kanë përjashtuar një aleancë me “Vox”.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */