Lajme nga Kosova

Thaçi vlerëson angazhimin e komisionerit Hahn për zgjidhjen e problemeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Anëtarësim, Johannes Hahn, me të cilin bisedoi për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Thaçi e ftoi komisionerin Hahn për një angazhim më të madh të BE-së në Kosovë dhe rajon.

Nga ana tjetër, komisioneri Hahn u shpreh përkrahës për aspiratat e Kosovës dhe të rajonit.

“Jam i interesuar që t’i zgjidhim të gjitha çështjet”, u shpreh komisioneri Hahn, duke folur për raportet e Kosovës me BE-në dhe për çështjet ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi theksoi se e çmon rolin e komisionerit Hahn.

“E vlerësoj vizitën dhe angazhimin tuaj për zgjidhjen e problemeve”, u shpreh presidenti Thaçi. /Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */