Lajme nga Maqedonia

“Titanik II”, Mijallkovi mbërriti me vonesë në gjykatë –

Me vonesë prej thuajse një orë e gjysmë, Sasho Mijallkov nga Shutka u shoqëruar në Gjykatën Penale. Në sallën e gjykatës e pritnin, Menduh Thaçi, Bedredin Ibraimi, Sasho Sërcev, Aneta Stefanovska dhe Valltko Sajkovski. Të gjithë të akuzuar “Titanik 2” për parregullsitë gjatë votimit në KSHZ në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Gjykimi filloi me fjalimin e të akuzuarit Bedredin Ibraimi. Ky i fundit akuzoi gjykatën për udhëheqje jokorrekte të procedurës. Kritikoi gazetarët se interesohen vetëm për Mijallkovin dhe hyri në diskutim edhe me prokuroren Fatime Fetai.

Nuk dëgjon dikë tjetër, vetëm vetveten. Nuk keni punë me njeri nga rruga. Keni punë me detajist dhe perfeksionist. Fshehë detaje për këtë rast- tha i akuzuari Bedredin Ibrahimi.

Shkurtimisht u përgjigj Fetai.

Nëse jam duke fshehur dëshmi, le të më paraqet i akuzuari- u përgjigj Fatime Fetai, PSP

Për dallim nga java e kaluar kur Sasho Mijallkov ishte shoqëruar në gjykatë me forca speciale të armatosura deri në dhëmbë, sot në gjykatë e ruanin vetëm dy policë civil. Nuk ishin të pranishëm as truprojat personale të tij, të cilët në seancën e kaluar gjyqësore ishin në sallën e gjykatës. Mijallkovi është në paraburgim prej 20 nëntorit. Këtë fundjavë i është anuluar paraburgimi për përgjimin e paligjshëm, por iu shqiptua paraburgim i ri për rastin “Perandoria” për larje parash.

Bojan Stojanovski


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */