Feja

Udheheqja e vendit!!! | Mjeksia Islame

Udheheqja e vendit!!!

Thotë Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë!):

Shiqo urtësinë e Allahut të Lartësuar në atë se, udhëheqësit e tyre janë rezultat i veprave të tyre. Pra, lirisht mund të themi se, veprat e banorëve të një vendi, shfaqen tek udhëheqësit e tyre:
-Nëse populli është i ndershëm, ashtu janë edhe udhëheqësia e tyre.
-Nëse populli është i drejtë, udhëheqësit gjykojnë me drejtësi ndaj tyre.
-Nëse ata janë të pandershëm, të pandershëm tregohen me ta edhe udhëheqësit.
-Kur në mesin e tyre përhapet dinakëria dhe mashtrimi, të tillë janë edhe udhëheqësit e tyre.
-Kur njerëzit nuk i kryejn detyrat e tyre ndaj Allahut dhe bëhen koprrac në adhurime, udhëheqësit e tyre nuk u japin atyre të drejtat që u takojnë dhe bëhen koprrac.
-Kur populli nuk ia jep atë që i takon punëtorit dhe atij me të cilin kanë ndonjë tregëti, në të njëjtën formë do të veprojnë edhe udhëheqësit me ta e do t’i ngarkojnë me pagesa të padrejta. Saherë që populli bëhet më i padrejtë me të dobëtit, udhëheqësit do të jenë aq më të padrejtë me ta.

Pra, ligj i Allahut mbi tokë është që, për njerëzit e këqij e të prishur, nuk do të ketë udhëheqës veçse prej llojit të tyre!!!

Kur në shekujt e artë të islamit lulëzonte drejtësia, kjo ndodhte si rezultat i asaj që njerëzit ishin të mirë. Dhe, sa më shumë njerëzit u prishën, u erdhën atyre udhëheqës që i meritonin!

Pra, secila periudhë e kohës i meritoi udhëheqësit që i kishte, ata merituan Muaviun radijallahu anhu, të tjerët merituan Umer bin Abdul-Azizin, dhe ata më herët merituan Ebu Bekrin, Umerin etj.! E gjithë kjo është urtësia e Allahut mbi banorët e tokës!

📚Miftah Daris-Se’adeh 2/177-178.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */