Lajme nga Maqedonia

Draft-ligji për amnisti, në trupin për pajtim të hënën –

Nëngrupi për pajtim në Kuvend ka përgatitur draft-ligjin për amnistinë e disa prej veprave të 27 prillit. Siç mëson Alsat nga burimet, drafti të hënën do të shqyrtohet në mbledhjen e nëngrupit, ndërsa më pas edhe nga trupi parlamentar për pajtim dhe integrim. Me dispozitat e parapara ligjore, të akuzuarit do të kenë mundësi të prononcohen nëse pranojnë amnistinë ose duan që mbi parimin e presumimit të pafajësisë të vazhdojë ndjekja penale ndaj tyre.

Element plotësues në draft është edhe fakti që dhunuesit, porositësit dhe organizatorët e dhunës nuk do të përfshihen nga amnistia. Që të mos vihet në situatë që lënda “cenim terrorist i rendit kushtetues” të duhet të rikualifikohet, nëngrupi për pajtim planifikon që përmes mekanizmave ligjore të ofrojë amnisti për aktet dhe jo konkretisht për veprat, duke u thirrur kështu vetëm në veprimet të cilat nuk përbëjnë element penal.

E paqartë mbetet mënyra se si do të amnistohen të akuzuarit përderisa lënda është në procedurë gjyqësore dhe thuajse pas çdo seancë ka moment të ri, si ai me ish drejtorin e DSK-së, Vlladimir Atanasovski i cili u paraburgos nën dyshimet për “bashkim për veprimtari armiqësore”, pas dëshmive në gjykatë se ai qëndron prapa organizimit të dhunës. Amnistia nuk do t’i përfshijë as ata për të cilët tashmë ka vendim të plotfuqishëm gjyqësor si rasti i tentativës për vrasjen e Ziadin Selës.

Nëngrupi për pajtim nuk ndan detaje se si me propozimin e tyre do të amnistohen deputetët të cilët hapën dyert e Kuvendit dhe mundësuan që turma të futej brenda. Draft-ligji për amnistinë e 27 prillit vjen si parakusht nga deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja pas miratimit të nismës për  ndryshime kushtetuese.

 

Adrian Kerimi


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */