Lajme nga Kosova

Haradinaj: Taksa 100 % nuk do të jetë e vetmja masë ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj premtoi se Kosova do të ndërmarrë edhe masa të tjera ndaj Serbisë, si kundërpërgjigje ndaj qasjes së kësaj të fundit kundrejt rrugëtimit të Kosovës.

“Taksa 100% nuk do të jetë e vetmja, ky nuk është maksimumi që do të bëjmë”, tha Haradinaj në Televizionin shqiptar A2.

Ai gjithashtu tha se “taksa ndaj Serbisë nuk i ka shkaktuar dëme biznesit në Kosovë”.

I pyetur nëse do të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sipas shembullit franko-gjerman, Haradinaj tha se “mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë një kontratë gjithëpërfshirëse ku do të përcaktohen të gjitha çështjet. Por korrigjimi i kufijve nuk është pjesë e kësaj pakete. Serbia ka pasur gjithmonë ide për ndarjen e Kosovës, por në veri nuk do të ketë skenar ukrainas”.

Sa i përket formimit të Gjykatës Speciale, Haradinaj tha se ajo nuk i frikëson anëtaret e UÇK, madje do t’i bëjë ata edhe më të fortë.

“Kjo do të jetë hera e pestë që trajtohet çështja e UÇK dhe rolit të luftëtarëve të lirisë”, u shpreh Kryeministri i Kosovës.

“As unë as vëllai im Dauti nuk i ndruhemi akuzave. Nëse ne do të ishim anëtarë të INTERPOL nuk do të lëshonim mandat-arresti për serbët”, tha ai./telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */