Lajme nga Maqedonia

Hotelierët të kënaqur nga sezoni i fundit turistik

Sezoni i fundit turistik në rivierën Ohër-Strugë kali mirë. Ka rritje të numrit të turistëve në krahasim me vitin 2017, ndërsa kishte periudhë kur kapacitetet e akomodimit në bregdet ishin të mbushura deri në shtratin e fundit, theksoi kryetari i Asociacionit të hotelierëve të Maqedonisë – HOTAM Kërste Bllazheski,

Edhe sivjet më të shumtë ishin mysafirët nga Holanda, ndërsa interes më të madh ka pasur edhe nga turistët polakë. Nuk përjashtohen as izraelitët, norvegjezët, skandinavët, ndërsa sivjet interes më të madh treguan belgët. Në bregdet, sipas Bllazhevskit ka pasur mysafirë edhe nga Turqia, Kina dhe Japonia, të cilët më shpesh e vizitojnë rajonin përmes turneve rrethore, qëndrojnë nga dy ditë, me tendencë për të qëndruar më gjatë ose Maqedonia t’u bëhet destinacion.

“Sivjet kemi pasur 10 për qind më shumë holandezë në krahasim me vitin e kaluar. Presim rritje edhe në vitin 2019. Kemi bisedime pozitive me tur operatorët Korendor, tek i cili ka interes për çarter fluturime të çdo ditshme deri në Ohër, por mendoj se edhe Tuj do të pranojë për linja të rregullta çdo ditë, me çka deri në vitin 2020 do të vijmë edhe deri në 14 fluturime në javë”, thotë Bllazhevski.

Përkujtoi se bregdetit Ohër-Strugë i duhet plan i detajuar urbanistik nga Shën Naumi deri në Radozhda, të dinë investuesit ku mund të ndërtohet, por edhe të ketë kujdes bashkëlidhja prej 1:3 të dhomave hotelieirike dhe apartamenteve private.

Për sezon më të mirë turistik, pasqyrë pozitive tek turistët, por edhe siguria e tyre, njeriu i parë i hotelierëve të Maqedonisë, mendon se është e nevojshëm intensifikimi i punës së autostradës Kërçovë – Ohër, me theks nga aeroporti i Ohrti deri në Ohër dhe Strugë.

“Të përfundojë sa më shpejtë pjesa nga aeroporti deri në Ohër. Nëse punohet mirë deri tek sezoni turistik veror mund të ndërtohet kjo pjesë, e cila është shumë e rrezikshme. Apeloj deri tek kompetentët të shpejtojnë fillimisht këtu me punë dhe më pas të vazhdohet drejt Debërcas”, theksoi Bllazhevski, duke përkujtuar se 80 për qind e turistëve vijnë me aeroplan.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */