Lajme nga Kosova

Ish-e dashura e Arkanit futet në Kosovë, takon zyrtarët serbë

Këngëtarja serbe, Svetlana Razanatovic e njohur si Ceca, sipas mediumit serb “Tv Prva”, është futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes pikës kufitare në Jarinje, pa asnjë problem.

Ajo është futur në Kosovë edhe përkundër thirrjeve të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, që ajo të mos lejohet të futet në Kosovë.

Ajo do të mbajë një koncert në qendrën studentore në veri të Mitrovicës, si pjesë e protestës kundër taksës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve serbe, shkruan Express.

Autoritete e Kosovës më herët ua kishin ndaluar hyrjen në Kosovë, basketbollistëve të klubit të Partiazanit dhe zëvendës drejtorit të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’.

Ceca ishte e dashura e shefit të mafias serbe, Zhljko Razhnatovic, i njohur si Arkani. Arkani ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply