Lajme nga Bota

Kaos në Paris, qindra të arrestuar në protestat e jelek-verdhëve

Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës ndaj turmave masive të protestuesve që pushtuan zemrën e Parisit.

Kjo është fundjava e katërt të trazirave dhe në protestën e sotme ishin 8000 demonstrues.

Lëvizja nisi tre javë më parë si formë revolte ndaj planeve të qeverise për rritjen e mëtejshme të çmimit të karburantit, por tani kërkesat e tyre janë shtuar duke përfshirë standarde më të mira jetese, rritje rrogash e pensionesh.

Mbi 500 vetë u ndaluan gjatë protestës, pasi iu gjetën maska, çekiçë dhe gurë.

Kulla Eifel, dyqanet, restorantet dhe muzetë vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

The post Kaos në Paris, qindra të arrestuar në protestat e jelek-verdhëve appeared first on Telegrafi.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */