Lajme nga Kosova

Kosnett: Shkelësit e ligjit në burg dhe konfiskim të pasurisë për ata që e fituan paligjshëm

Ambasadori amerikan në Kosovë , Philip Kosnett, ka përçuar disa mesazhe qortuese për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar në Kosovë.

Ai përmes një videoje e cila është bërë në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit e cila organizohet nga grupi prej disa OJQ-ve dhe mbështetet nga Ambasada Amerikane, Kosnett ka thënë se përkushtimi i qytetarëve të Kosovës kundër korrupsionit është themeli i arritjes së synimit për integrim perëndimor.

“Ligjet e mira dhe procesi më transparent janë të rëndësishme, por nuk mjafton t’i keni sistemet në letër nëse ato nuk zbatohen me ndershmëri, plotësisht dhe në mënyrë të vijueshme”, ka thënë Kosnett.

“Qytetarët e Kosovës duhet të shohin që ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe që ai përdoret për të ndëshkuar sjelljen korruptuese, veçanërisht kur kryesit janë zyrtarë qeveritarë dhe bashkëpunëtorët e tyre më të afërt”.

Kosnett kërkoi nga qytetarët që të kenë veprime konkrete për të luftuar politikanët e korruptuar.

“Llogaridhënie do të thotë shkelësit e ligjit në burg; konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, si dhe afate konkrete kohore për ndryshim. Ka ardhur koha që premtimi për llogaridhënie të bëhet realitet”, ka përfunduar ai.

VIDEO:


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */