Lajme nga Maqedonia

Kumanova, autoritetet premtuan hetim ndërkombëtar

Ku mbeti hetimi ndërkombëtar për rastin Lagja e Trimave në Kumanovë? Gati katër vite nga luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, institucionet në Maqedoni kanë lënë në harresë epilogun e vërtetë gjyqësor për këtë rast. Hetimi për të kuptuar motivet e grupit të armatosur ishte premtuar nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pak ditë pas përleshjes së armatosur.

 Kjo do një hetim shumë të fortë, por që do edhe angazhimin e hetuesisë ndërkombëtare sepse nuk është aq e thjeshtë të shohim deri në inde se në shërbim të kujt ishin, çfarë qëllimi kishin dhe çka deshën të realizojnë”- tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Duke u thirrur në Qeveri reformatore, edhe kryeministri Zoran Zaev pak muaj pas marrjes së mandatit kishte premtuar një hetim ndërkombëtarë për Lagjen  e Trimave.

Nuk duam të kemi dilema për çështje të paqarta e të cilat janë në interes të qytetarëve. Besojmë se bashkë me bashkësinë ndërkombëtare do të gjejmë mundësinë për hapjen e një hetimi ndërkombëtarë për këtë rast”- pohi Zoran Zaev, kryeministër.

Paraprakisht një gjë të tillë e kishte premtuar edhe i pari i policisë, Oliver Spasovski.

Ne si Qeveri kemi marr për obligim që të bëjmë hetim plotësues edhe atë ndërkombëtar me qëllim që opinioni ta kuptoj të vërtetën për këtë rast”- pohoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Premtime të ngjashme ishin dhënë edhe në Kosovë. Kumanova ishte temë bisedimi edhe në takimin e parë në nivel kryeministrash mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Megjithatë ekspertët vlerësojnë se të dy vendet, si pasojë e prezencës së nivelit të lartë të krimit në organet hetuese, nuk kanë fuqinë dhe vullnetin e mjaftueshëm për hetim ndërkombëtarë të rastit Lagja e Trimave.

Qeveritë e vendeve Ballkanike mbi 80 për qind janë të përfshira në krimin e organizuar në bazë të dhënave të FBI dhe CIA. Kjo nënkupton se këto shtete nuk janë të interesuara për të bashkëpunuar në aspektin e shtetit të së drejtës por për kundër janë pjesë e krimit të organizuar. Këtu mban fajin edhe Kosova e cila gjithashtu kishte premtuar një procedurë para-hetimore dhe hetimore ndërkombëtare”- deklaroi Bashkim Selamni, ekspert Sigurie.

Hetimin ndërkombëtarë për rastin Lagja e Trimave e kërkuan edhe familjarët e të dënuarve për këtë rast para godinës ku pak javë më parë po mbahej mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Për të njëjtat arsye familjarët kanë protestuar disa herë nëpër qytete të ndryshme me qëllim inicimin e hetimit ndërnacional. Për rastin e Lagjes së Trimave, u shqiptuan 746 vjet burg  për 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës, 7 prej të cilëve me burg të përjetshëm. Në ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë mbetën të vrarë 10 pjesëtarët të grupit të armatosur dhe 8 pjesëtarë të policisë.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */