Lajme nga Shqipëria

LIVE/ Nis protesta te Unaza e Re, Basha marshon me banorët

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re. Pavarësisht reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulëta që kanë prekur vendin, banorët e Unazës nuk janë tërhequr nga kauza e tyre.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në ditën e 35-të protestës është shfaqur krah banorëve duke marshuar me çadër nën shi.

Me parullat  “Shpia jonë, jeta jonë. Këtu vendosim ne. Shpiat tona i mbrojmë me gjak, Me gjakun tonë ushqehet krimi. ”, banorët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Në ditën e 35-të protestës, banorët e kësaj zonë vazhdojnë të mbështeten nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, dhe deputetët e LSI-së, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Nora Malaj, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci.

Vijon…

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */