Kombetarja

Lokomotiva luan kundër Rijekës, Uzuni nuk grumbullohet, zbuloni arsyen!

Lokomotiva e Zagrebit luan kundër Rijekës në kampionat këtë të shtunë, ndërkohë që vetëm katër ditë më parë, Lokomotiva luajti kundër këtij ekipi në ndeshjen e Kupës së Kroacisë. Pikërisht në këtë takim, Myrto Uzuni, u ndëshkua me kartonë të kuq pas një ndërhyrje të gabuar ndaj një prej futbollistëve kundërshtar.

Sakaq në takimin e sotëm, futbollisti i kombëtares shqiptare, do të mungojë sërish. Arsyeja është pikërisht kartoni i kuq i marrë gjatë ndeshjes së kupës. Sipas rregullave të futbollit në Kroaci, marrja e kartonit të kuq në ndeshje kupe, ka vlefshmëri edhe për ndeshjet pasardhëse në kampionat.

Kjo e detyron futbollistin shqiptar që në dy ndeshjet e radhës, atë sot ndaj Rijekës dhe një takim tjetër, të mos aktivizohet për Lokomotivën e Zagrebit.

Për ekipin kryeqytetas kjo do të jetë një mungesë e madhe, pasi Uzuni është një nga futbollsitët më të spikatur të ekipit, me golat e të cilit, Lokomotiva ka arritur të marrë pikë të rëndësishme në kampionat. I pyetur nga Telesport në lidhje me penalitetin, Uzuni tregon se të hënën pritet të merret një vendim nga federata për heqjen e pezullimit për ndeshjen e radhës.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.



Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */