Lajme nga Shqipëria

Marr kërcënime nga grupe ekstremiste

Kryepeshkopi  Anastas teksa ka sqaruar qëndrimin e tij në lidhje me vrasjen e minoritarit grek, Konstantinos Kacifas dhe shqiptarit në Greqi, Petrit Zilfa, ka zbuluar se merr kërcënime nga grupe të ndryshme ekstremistesh, greke dhe shqiptare.

“Ata që e njohin se si është e vërteta, e dinë fare mirë se Kryepiskopi Anastas merr pjesë me respekt dhe dhembshuri në vuajtjen e njerëzve dhe përballet me ngjarjet, në heshtje dhe gjykim të thellë, pavarësisht kërcënimeve, që merr kohë pas kohe nga grupe ekstremiste të të dy vendeve”, shkruhet në reagim.

Reagimi i plotë

Disa faqe interneti dhe gazeta shqiptare u ngutën të ribotojnë një artikull të z. G. Kapllani, që kishte si argumentin e tij kryesor një nënkuptim fyes, ku thoshte se Kryepiskop Anastasi u interesua dhe shprehu ngushëllimet e tij vetëm për familjen Kacifa dhe se u tregua indiferent për familjen e Petrit Zilfës, që u vra në mënyrë të padrejtë. Ky pohim është krejtësisht i pavërtetë!

Kryepiskopi Anastas ka ngushëlluar të dyja familjet. Ai i shprehu ngushëllimet e tij familjes Zilfa, më 5 dhjetor 2018.
Ata që e njohin se si është e vërteta, e dinë fare mirë se Kryepiskopi Anastas merr pjesë me respekt dhe dhembshuri në vuajtjen e njerëzve dhe përballet me ngjarjet, në heshtje dhe gjykim të thellë, pavarësisht kërcënimeve, që merr kohë pas kohe nga grupe ekstremiste të të dy vendeve. Qarqe të mirëinformuara dhe objektive në Shqipëri dhe në Greqi, e njohin mirë faktin se, për 27 vite, Kryepiskopi Anastas lufton për paqen, mirëkuptimin dhe respektin reciprok midis njerëzve dhe popujve.

(BalkanWeb)

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */