Lajme nga Shqipëria

Protesta e studentëve, Ministrja Nikolla flet për Tv Klan

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Televizionin Klan gjatë edicionit qendror të lajmeve, Ministrja Lindita Nikolla shpjegoi se sot kishte zbritur në protestën e studentëve për të dialoguar me ta. “Iu përgjigja thirrjes së studentëve qoftë për të dialoguar me ta”.

“Zgjidhja që unë propozoj është komunikimi dhe dialogu. Nuk kam asnjë lloj kërkese për negociatat, por dialog, për të gjitha kërkesat e tyre”, shpjegoi Nikolla.

Por sa mundësi ka që të realizohen kërkesat e studentëve? “Kur ka komunikim dhe dialog, gjithçka është e mundur. Studentët kanë gjithmonë të drejtë, ne kemi detyrimin dhe përgjegjësinë t’u japim zgjidhje”, tha Ministrja Nikolla./tvklan.al


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */