Lajme nga Shqipëria

Shoqëronte deputetin grek drejt Bularatit, arrestohet polici

SARANDË

Një polic grek është arrestuar nga policia e Sarandës me armë zjarri teksa shoqëronte një deputet të shtetit fqinj, drejt fshatit Bularat,

Policia njofton se shtetasi me iniciale M.G, 35 vjeç, me detyrë punonjës policie në Igumenicë, u arrestua rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ndërsa ai ishte duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër.

35-vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Njoftimi i policisë

Policia arreston në flagrancë një shtetas grek me detyrë punonjës policie.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi).

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */