Lajme nga Kosova

Tahiri: Haradinaj i ofroi Vetëvendosjes kandidatin për kryeministër (Video)

Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri thotë se ne fund të negociatave, Vetëvendosje nuk e pranoi koalicionin me AAK-në edhe pse iu ofrua kandidati për kryeministër.

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka folur për herë të parë për qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Tahiri i cili ka qenë kandidat për kryetar të Prishtinës nga AAK për dy herë radhazi, ka thënë se mandati i parë i Shpend Ahmetit ka qenë pa afera korruptive.

“Për mandatin e dytë, Ahmeti duhej të punojë shumë për të dalë me faqe të bardhë”.

Ai ka thënë se edhe kryetari paraprak i Prishtinës, Isa Mustafa ka bërë shumë projekte të mëdha për Prishtinën që meritojnë respekt.

“Por nuk duhet harruar edhe “kampioni”, Ismet Beqiri i cili i ka dhënë Prishtinës sheshin për herë të parë…Mund të gjejmë vërejtje edhe për punën e tyre por kësaj radhe po i kursejmë”.

Zyrtari i AAK-së ka thënë se ka pasur edhe përvoja të jashtme kryesisht në vendet e lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.

“Kam punuar në Jordani dhe me disa programe për Sirinë në zonat e çliruara. Fizikisht kam qenë në Gaziantep. E them për herë të parë se tash e kam refuzuar një punë në Libi, ku është dashur të vendosem atje për gjashtë muaj, ndërsa gjashtë muaj të tjerë në Tunizi”.

Duke folur për situatën aktuale politike, Tahiri ka thënë Haradinaj i ka dhënë mundësinë Vetëvendosjes të hyjnë në një koalicion, ku këta të fundit do të kishin kryeministrin, por ata nuk kanë pranuar.

“Nuk ka qenë e lehët të hyjmë në një koalicion me 25 parti…Me veprimet politike që i kemi marrë në qeverisje, ne jemi faqebardhë”, tha ndër të tjera Besnik Tahiri./Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */