Kombetarja

Tërmet te Anderlechti, Abazaj në vorbullën e problemeve

Nuk ka më shpresë për Kristal Abazajn tek ekipi i Anderlechti-t. Sulmuesi anësor e ka kuptuar dhe vetë se nuk mund të çajë në skuadrën belge dhe po kalon një “ferr”. Shqiptari po luan me ekipin e 23-vjeçarëve dhe nuk ka zbritur asnjëherë në fushë me skuadrën  e parë. Trajneri nuk është aspak i bindur me të dhe nuk e ka në plane, ashtu si shumë të tjerë.

Mediet belge informojnë opinionin sportiv se gjigantët e Belgjikës do të bëjnë spastrime në janar dhe priten të largohen 12 futbollistë. Në mesin e tyre nuk mund të mungonte dhe ish-lojtari i Skënderbeut që u transferua në verë nga Shqipëria drejt kampionatit belg.

Dennis Appiah, Ognen Vranjes, Dennis Apiah, Ryota Morioka, Antonio Milic, Knowledge Musa, Luka Adzic, Kristal Abazaj, Mohammed Dauda, ​​Emanuel Sowah, Edo Kayembe dhe Hannes Delcroix pritet të largohen. Të gjithë së bashku mund të grumbullojnë rreth 18 milionë euro që do t’i shërbejnë belgëve për të plotësuar dëshirat e tyre në merkaton e janarit. Ata duan 2 mbrojtës dhe një sulmues për të përmbushur objektivat e tyre.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.



Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */