Lajme nga Kosova

Vendimi i Haradinajt: Familjeve me asistencë sociale u hiqen shpenzimet e ujit

Të gjitha familjet me asistencë sociale në Kosovë, tash e tutje do t’i kenë të hequra shpenzimet e ujit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, raporton lajmi.

Ky është njoftimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Krahas vendimeve të rëndësishme dhe përpjekjeve për të qenë sa më afër qytetarëve të vendit, pas rekomandimeve nga Këshilli Ndërministror i Ujërave, kam marr vendim që familjeve, të cilat i plotësojnë kushtet për asistencë sociale, t’ua paguajmë detyrimet ndaj ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime të ujit. Qeveria e Kosovës ka për qëllim ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit dhe vendimi i djeshëm, është përpjekja e radhës në këtë drejtim.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */