Sports

Video/ 45 minuta spektakël në Durrës, Teuta në avantazh dhe arbitri e “katranos”

Teuta është duke fituar ndaj Partizanit, në sfidën që është duke u zhvilluar në “Niko Dovana”. Pjesa e parë sapo është mbyllur, me durrsakët që kanë ruajtur avantazhin e golit të shënuar nga Gashi në minutën 8` të takimit.

Pas këtij goli, takimi është ndezur dhe më shumë. Fillimisht kanë qenë reshjet e shiut, që kanë shoqëruar takimin gjatë gjithë 45 minutave të para. Për këtë arsye fusha është bërë e vështirë për të zhvilluar  lojë normale.

Ndërkohë, kushteve atmosferike i është shtuar dhe tensioni i tepërt, dhe i pa ndëshkuar nga arbitrat në këtë takim. Osmani dhe Hila janë përplasur dy herë mes tyre, por në asnjërin prej rasteve arbitri nuk ndërhyri.

Loja e ashpër ka vijuar deri në minutën e fundit të takimit, me lojtarët e Partizanit që nuk kanë pranuar rezultatin 1-0 të pjesës së parë. Disa aksione të ndërmarra nga ata kanë rezultuar të pasakta në finalizim.



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */