Lajme nga Maqedonia

VMRO-ja, e pavendosur për prokurorinë speciale

Propozim ligji i ri për Prokurorinë Speciale Publike që parashikon kompetenca për ndjekjen penale të korrupsionit në nivel të lartë pritet të marrë mbështetjen edhe të opozitës shqiptare, ndërkohë që VMRO-DPMNE-ja me qëndrim të prerë do të dal së shpejti, pasi të jenë bërë analizat nga ana e komisionit juridik dhe ekspertëve juridik në këtë parti. Propozim ligji i ri nënkupton që prokurorët special në të ardhmen nuk do të kufizohen vetëm me ndjekjen e veprave penale që buronin nga bisedat e përgjuara.

Deri tash Prokuroria Speciale Publike ishte një insitucion që kishte për qëllim t’i nxijë njerëzit e VMRO-DPMNE-së dhe të shkatërrojë këtë parti. Me ligjin e ri, gjëja e parë që mund të shohim është se për çfarë pastaj do të kishte ekzistuar Prokuroria Publike. Megjithatë siç thashë në periudhën e ardhshme, kur do të dalin analizat nga ekspertët tanë juridik do të tregojmë qëndrimin tonë në opinion”- tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.

Nga Aleanca për Shqiptarët thanë se ky institucion duhet të jetë pjesë kryesore e sisitemit juridik gjyqësor.

Prokuroria Speciale duhet të jetë e pavarur si dhe pushteti t’i mbajë duart sa më larg kësaj prokurorie dhe gjithashtu do ta inkurajojmë që të procedojë, të hetojë lëndë të të gjithë pushtetarëve, por edhe të opozitës pa asnjë dallim të faktorëve politik, të ngjyrimeve partiake dhe etnike. Ne do ta përkrahim sepse vlerësojmë se deri tani ka pasur sukses, gjithashtu inkurajojmë që në të ardhmen të jetë po ashtu e paparekshme ndaj politikës dhe të jetë në shërbim të ligjit, të kushtetutës dhe të jetë e pakompromistë ndaj atyre që shkelin ligjin dhe kushtetutën”- pohoi Flakron Bexheti, ASH.

Nga Besa opozitare thonë se përkrahin çdo ndryshimi që ndihmon luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Do të mbështesim çdo ndryshim që do të mundësojë punën e PSP-së pa pengesa në luftën e krimit dhe korrupsionit nga udhëheqësit e lartë shtetëror. Sundimi i së drejtës dhe përgjegjësia para ligjit në mënyrë joselektive është një nga postulatet e ndërtimit të një shteti që synon integrimin në NATO dhe BE. Në të gjithë këtë process, PSP-ja është një nga hallkat kyçe të sisitemit gjyqësor që po kalon nja fazë tranzitore pas një kapje nga shteti drejt tentativës për pavarsim nga politika”- thonë nga Lëvizja Besa.

Ndërkohë, ish gjykatësi Trendafil Ivanovski tha për Alsat se propozimi ligji i ri i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë është legjitim. Ai bazohet në faktin se PSP-ja tashmë është e përgatitur dhe e aftësuar mjaftueshëm për të vazhduar me punën  mëtejshme.

Pavarësia e këtij organi duet të jetë në kuadër të funksionit të Prokurorisë Publike dhe gjatë ndryshimeve të ligjit duhet të kemi parasysh se ky është obligim që del nga kushtetuta, duhet të miratohet ligji me 2/3 e shumicës që pastaj mos të krijohen probleme dhe dilema se si të aplikohet. Vlerësoj se është e pranueshme edhe propzimi edhe ideja. Madje, në aspekt të kohës ky insitucion mjaftueshëm u dëshmua për një periudhë dhe është mjaftueshëm i ekipuar. Duhet pasur parasysh Prokuroria e rregullt, me të gjitha mangësitë që ka, me kuadrin dhe gjendja e saj momentale, si dhe mardhëniet me këshillin e prokurorëve. Mendoj se kjo ide duhet të realizohet”- pohoi Trëndafil Ivanovski, ish gjykatës.

Sipas projekt-ligjit, fushëveprimi i PSP-së është planifikuar të zgjerohet, d.m.th. mund të ndjekë penalisht edhe Presidentin e republikës, ambasadorët, si dhe persona të punësuar në gjyqësor. Propozohet të fshihet neni 22 i Ligjit për Specialen i cili ka kufizuar atë në kohëveprim prej 18 muajsh nga marrja e bisedave të përgjuara.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */