Lajme nga Shqipëria

Zëri i studentëve u dëgjua, tani do i japim zgjidhje

ELBASAN

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociaëiste, Taulant Balla ishte i pranishëm në festimin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë shqiptare në Elbasan.

Duke marë fjalën në aktivitet, Balla tha se qeveria do të rrisë mbështetjen për arsimin universitar publik dhe do të vijojë investimet në konvikte edhe me mbështetjen e qeverive dhe organizmave financiare partnere.

Sipas Ballës, Partia Socialiste prej ditës së parë në qeverisje po i kthen pak nga pak dinjitetin arsimit universitar publik.

Balla gjithashtu tha se para 2013 kryeministri i asaj kohe thoshte se jemi të dytët pas Gjermanisë, por sipas tij “kjo histori mori fund në 2013, sikurse mori fund që mund të dilje në protestë, por mund të mos ktheheshe më në shtëpi”.

“Ne nuk duhet ta politizojmë aspak. Më treguan një pjesë e studentëve këtu në Elbasan që deputetë të opozitës kishin marë përsipër të hynin mes studentëve për të politizuar këtë protestë. Nuk duhet politizuar kjo protestë, sepse ky do të jetë një proces normal komunikimi dhe zgjidhja është shumë pranë dhe dialogu është mjeti i duhur.”, deklaroi Balla.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

8 Dhjetori është një festë kuptimplotë që ne shqiptarët e kemi për shkak të asaj që studentët e dhjetorit plot 28 vite më parë konkretizuan si një hap i madh i ndryshimit historik për Shqipërinë tonë, vendosjen e pluralizmit dhe më pas vijimi me proceset demokratike, të cilat kulmuan me zgjedhjet e para demokrarike në vend.

Sot nuk është më një lajm fakti që protestohet, përkundrazi është një formë e demokracisë.

Kur dikush proteston duhet që edhe të ulet me autoritetet kompetente të autorizuara me ligj që çështjet që ngrihen të marrin rrugën e zgjidhjes.

Një pjesë të problematakave ne e kemi ditur dhe sikurse e patë vemdimi i menjëjersjëm i qeverisë për të anulluar pikën 4 të VKM-së, e cila vendoste disa tarifa për ripërsëritjen e provimeve ishte një vendim i duhur.

Është momenti të bëjmë një analizë më të thellë se çfarë mund të bëjmë edhe më shumë në sitemin e arsimit të lartë publik. Jam krenar që PS prej ditës së parë në qeverisje po i kthen pak nga pak dinjitetin arsimit universitar publik.

Nuk kishe 5 vjet më parë pse të shkoje në shkollë përditë në universitet shtetëror, shkoje vetëm tek një universiter privat ditën e parë kur rregjistroheshe dhe ditën e fundit kur merje diplomën. Kishte dhe nga ato raste kur merje po atë ditë dhe diplomën dhe mbaroje punë.

Ky ishte një ndër dëmet më të mëdha që ju bë nga 2005 deri në 2013 sistemit universitar publik në vend. U dëmtua me dashje sistemi universitar. Sot jemi në fazën e implemetimit të reformës në arsim, e cila kërkon kohë, shpejtësi dhe vëmëndje.

Jemi i vetmi vend që kemi taksat e tarifat më të ulta në shumë sektorë, po kështu dhe në arsim. Është e vërtetë që Gjermani i ka tarifat 0 në arsimin publik, por ama nëse një gjerman paguan 54 % taksa, ne kemi tatimin i cila për pagat deri në 300 mij lek është 0.

Po ta krahasosh këtë me Gjermaninë është shumë herë më e vogël, por krahasimeve me Gjermaninë u kemi dhënë fund në 2013, sepse ishte njëri që guxon të bëjë politikë, madje të marë përsipër se gjoja është me studentët, i cili dilte përditë e thoshte jemi të dytët pas Gjermanisë. Se me cilët sektorë ishim të dytët pas Gjermanisë unë nuk e di, por kjo histori mori fund në 2013, sikurse mori fund që mund të dilje në protestë, por mund të mos ktheheshe më në shtëpi.

Mund të protestoje për liri themelore, sikurse është dhe kjo e studentëve për të qenë në një sistem universitar të besueshëm, elitar që garanton të ardhme më të mirë për ata që kanë marë rrugën e dijes.

Ne nuk duhet ta politizojmë aspak. Më treguan një pjesë e studentëve këtu në Elbasan që deputetë të opozitës kishin marë përsipër të hynin mes studentëve për të politizuar këtë protestë. Nuk duhet politizuar kjo protestë, sepse ky do të jetë një proces normal komunikimi dhe zgjidhja është shumë pranë dhe dialogu është mjeti i duhur.

Duhen përfshirë studentët, pedagogët, senatet universitare, dekanët, rektorët dhe të gjithë bashkë për të arritur në një qasje e cila është sa e zbatueshme aq dhe e qendrueshme në kohë. Është e thjeshtë të thuash sot hajt po i përgjysmojmë, por më e rëndësishme sesa përgjysmimi i tarifave është cilësia e procesit mësimor dhe vijueshmëria dhe progresi i sistemit universitar publik në Shqipëri.

8 Dhjetori është një moment i rëndësisjëm reflektimi për historinë e re të Shqipërisë sonë. Duhet të shohim ku ishim, ku jemi dhe ku duhet të shkojmë. Rruga europiane e Shqipërisë është garancia më e madhe që rinia shqiptare ka sot që ashtu siç u nisën idealet e dhjetorit “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Fakti që Shqipëria sot është vetëm 7 muaj larg momentit historik të hapjes së negociatave tregon se Shqipëria është në rrugën e duhur.

4 vite më parë nuk e imagjinonim dot që në 2019 ne do të ishim gati të hapnim negociatat me BE. Gjithë këtë reforma të rëndësishme, ndër to dhe ajo e arsimit dhe reforma në drejtësi. Të jeni të sigurtë që drejtësia e re që po lind përmes një procesi Vettingu shumë të suksesshëm, ngritja e institucioneve të rena të drejtësisë. Dje përfunduam shortin për KED, menjëherë të martën dhe të mërkurën ngrihet KLGJ dhe KLP. Ne besojmë që duhet të ketë një sitem universitar të pastër, ku nota të mos jetë vlerësim subjektiv jashtë dyerve të universitetit, por një vlerësim objektiv i dijeve dhe njohurive që mer secili prej studentëve. Më shumë e rëndësishme sesa nota është njohuria për të nxjerrë profesionistë të duhur në sektorë të ndryshëm të jetës ekonomike dhe sociale të vendit.

BalkanWeb


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */