Lajme nga Shqipëria

Aksident tragjik në Itali, 4 shqiptarë në gjendje të rëndë (Foto)

ITALI

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Itali, ndërsa janë plagosur 4 shqiptarë, mes të cilëve edhe një fëmijë 6-vjecar.

Dy makina janë përplasur rreth orës 9:15 përgjatë rrugës Prati, në komunën Santorso.

Në njërin nga mjetet udhëtonte një shqiptar 38 vjeçar, gruaja e tij si dhe djali 6-vjecar të cilët janë dërguar në spitalin San Bortolo të Vicenza. Djali i tyre, 6 vjeçar për shkak të plagëve u transportua me helikopter në Verona.

Sakaq në mjetin tjetër që u përshi në aksident udhëtonte gjithashtu një shqiptar 44-vjecar me banim Piovene, i cili ka mbetur i plagosur.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit, por në fotot e publikuara nga mediat italiane shihet se mjetet janë dëmtuar shumë.

(d.d/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */