Lajme nga Bota

Australia pret vitin 2019 me 49,3 gradë Celsius

Australia po pret vitin e ri me temperatura 10 deri në 14 gradë Celsius më të larta nga ato normalet.

Plazhet janë plot, ndërkohë që kondicionerët punojnë pa pushim për të gjithë australianët që po përpiqen t’i përshtaten temperaturave jonormale, që sipas parashikimeve të Zyrës së Meteorologjisë, do të vazhdojnë për të paktën edhe gjatë tre muajve të parë të 2019-ës.

”Vala e të nxehtit ka përfshirë sidomos pjesën qendrore dhe jugore të vendit, ku prej katër ditësh temperaturat janë mbi 44 grandë Celsius”, tha sot kjo zyrë.

Ja disa nga qytetet me temperatura rekord:

Hay 44,5 gradë Celsius

Narrandera 43,2

Albury 42,4

Tarcoola 48,1

Adelaide 43,7

Marble Bar 49,3.


Source link