Lajme nga Kosova

BE mbyll sytë për Serbinë

Letrën e Kryeministres serbe Ana Brnabiç, drejtuar Kryeministrit Edi Rama, ku i këshillon që Shqipëria të tërheqë të Pavarësinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e cilësoi një turp, që ka marrë nxitje nga indiferenca e BE.

“Vërtet ndjehemi të ofenduar. Kjo është sikur dikush me t’i lidh duart e ai tjetri me të godit. Ne na thuhet mos veproni, ndërsa nuk po disiplinohet Serbia. Ku është Mogherin, Hahn, Tusk, Juncker, ku janë këta, pse s’i thonë asaj zonje kjo nuk është në frymën e anëtarësimit në BE”.

Duke sulmuar sërish përfaqësinë e lartë në Bruksel, Haradinaj nënvizoi se pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, rajoni do të ishte ende në luftë.

“Unë nuk kam kërkuar largimin e Mogherinit, por kam thënë se ajo që ka ndodhur është e pamjaftueshme dhe në raste të caktuara e dëmshme. Unë besoj shumë që roli i Amerikës përmes zotit Palmer, është shumë i nevojshëm. Për besë nëse mos kishte hyrë Amerika, akoma do të vazhdonte lufta në Bosnje”.

Haradinaj përshëndeti letrën e Presidentit Trump dhe theksoi se duhet shfrytëzuar momenti që administrata amerikane ka shtuar vëmendjen në arritjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Tv Klan


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */